Arben Brovina, koordinator i nënkomiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra në Prishtinë, ka regaur përkitazi me vendimin e OSHP-së për menaxhmin e mbeturinave në Komunën e Prishtinës, raportin Kosova Post.
Përmes një postim në rrjetin social Facebook, vendim OShP-së Brovina e ka cilësuar si të manipuluar.
Sipas, Brovinës, kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po i bën një interpretim manupuluës vendimit të OShP-së.
Ky është reagimi i plotë i Brovinës:
Shitja që po ia bën Kryetari i Prishtinës vendimit të OSHP-së, se e drejta është në anën e Komunës dhe se mund të vazhdojë me zgjedhjen e një kompanive tjera për menaxhimin e mbeturinave, është MANIPULIM i kulluar dhe i qëllimshëm.
Vendimi i OSHP-së ka fuqi vetëm për procedurën e tenderit – kurgja më shumë. Ai nuk i jep të drejtë Komunës të anashkalojë rregulloren që është në fuqi dhe që e përcakton qartë se vetëm “Pastrimi” ka të drejtë me mbledhë mbeturinat në Prishtinë. Derisa kjo rregullore nuk është shfuqizu prej gjykatës, ajo është ligji, dhe të gjithë janë të obliguar ta zbatojnë.
Kryetari po e përdor këtë vendim si mbulesë për një agjendë të qartë politike dhe klienteliste – e kuptojmë, fushata ka nisë. Po mundohet me e shit këtë si zgjidhje, kur në fakt është shkelje e rregullave, tentim me anashkalu vendimin e Kuvendit, dhe nënçmim i qytetarëve.
Në vend me e zbatu ligjin, po mundohet me na imponu mashtrimin si normalitet. E kjo nuk është qeverisje – kjo është abuzim me pushtetin, ka shkruar Brovina.
The post Vendimi i OSHP-së, se e drejta është në anën e Komunës për menaxhimin e mbeturinave, është MANIPULIM i kulluar appeared first on Kosovapost.net.