Vendimi i ministrit Arben Vitia lë thatë raftet e barnatoreve (VIDEO)

Në një ditë të zakonshme, barnatoret u gjendën përballë një situatë të paparamenduar.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, për të ulur çmimet e barnave solli një stuhi të papritur në treg.

Stoqet që ishin mbushur me kujdes, papritmas u “shteruan”.

Barnatoret private, të mbingarkuara nga kërkesa e lartë, e panë veten të bllokuar përballë një mungese të rëndë të dy barnave kyçe për infuzion, Glukoz dhe tretje 500ml.

Këtë, KIKS-i e ka vërtetuar, në cilësinë e një klienti të dëshpëruar, pasi të njëjtën e kërkoi në gjashtë barnatore përreth QKUK-së

Madje vetë farmacistët nuk e kanë idenw se kur këto produkte do t’i kthehen rafteve të barnatoreve. Derisa me të njëjtën mungesë po përballën edhe barnatoret e tjera.

Duke u ankuar për caktimin e çmimit të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, njëra nga farmacistet tha se është problematike pasi distributorët nuk po kanë mundësi furnizimi për shkak të çmimit të caktuar.

Ndryshe flasin barnatoret e ndryshe kërkesat e mëdha të pacientëve, e tjetër gjë thonë nga Shërbimi Spitalor Klinik e Univeristar i Kosovës.

Të njëjtit, kanë reaguar duke theksuar se informacionet e përhapura në publik për mungesën e tretësirës për infuzion dhe produkteve të tjera janë të pasakta dhe dezinformata.