Nënkryetarja dhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka dalë me reagim pas vendimeve që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë, ku u miratuar buxheti për vitin 2026 në vlerë 4 miliardë euro dhe u vendos për rritjen e pagës minimale, pensioneve e shtesave për fëmijë.
Bajrami ka thënë se Kurti po e bën këtë për vota dhe se ky buxhet ka gjasa “të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se Prokuroria Speciale ka mundur të ndalë këtë.
“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Shtetin po e çojnë drejt rrënimit. Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë. Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë”, ka shkruar Bajrami./Reporteri.net



 
															






