E ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të mbetet ende e pasigurt. Edhe pse janë publikuar raporte të ndryshme javët e fundit që sugjerojnë se lojtari do të largohet nga Real Madridi gjatë verës së ardhshme, drejtuesit e klubit madrilen ende nuk e kanë përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve për rinoviminin e kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027.
Sipas “OK Diario”, Real Madridi është ende duke punuar për rinovimin e kontratës së tij. Megjithatë, klubi është i qartë se nuk do të kompromentojë gjendjen financiare në asnjë rrethanë. Prandaj, nuk do ta rrisë pagën e brazilianit përtej asaj që është e arsyeshme dhe as nuk do t’i paguajë një bonus për zgjatjen e kontratës së tij.
Bordi i Real Madridit është i qartë për këtë gjë dhe ka marrë vendimin e rëndësishëm. Nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë një zgjatje të kontratës për brazilianin Vinicius Junior brenda një afati kohor të arsyeshëm me kushtet që ata kanë vendosur, lojtari do të nxirret në shitje.
The post Vendim kyç për të ardhmen e Vinicius Junior, te Real Madrid nuk presin dot më appeared first on Telesport.











