Vëllezërit Morina kishin nga dy plumba në trup, flet mjeku i Urgjencës në Malishevë

Mjeku i Urgjencës në Komunën e Malishevës, Festim Sylejmani, ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në fshatin Gollubovc të kësaj komune.

Ai deklaroi se të dy viktima janë sjellë pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Sylejmani tha se ata i kanë pasur nga dy plumba në gjoks.

“Pacientin e kam parë dhe e kam ekzaminuar, por s’ka pasur shenja jete hiç. Bebëzat i ka pasur të zgjeruara komplet dhe parametrat vitalë i ka pasur zero. Ka pasur dy plumba në gjoks, i kemi edhe raportin dhe fotografitë. Pacienti tjetër në Kijevë, pasi ata i kam gjetur aty dhe kam shkuar si mjek i urgjencës prej Malishevës në Kijevë, ka pasur po ashtu dy plagë. Njërën e ka pasur në gjoks dhe tjetrën në anën e djathtë. Kur kam mbërritur, të dy kanë qenë pa shenja jete, po ashtu edhe kur i ka pranuar doktoresha kanë qenë pa shenja jete,” ka thënë Sylejmani për KosovaPress.