Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall, ka qëndruar në Hagë, por në pamundësi të takimit fizik me krerët e UÇK-së që po mbahen atje në paraburgim, ka shkruar një letër mjaft emocionuese për ta.
I quan vëllezër Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimit dhe njëherit iu thotë, se ishte aty ‘për të qëndruar nën të njëjtin qiell dhe nën të njëjtin ajër’ – me ta.
“Faleminderit, vëllezër të dashur, që morët letrën time dhe për mikpritjen e familjeve tuaja që më pritën në Kosovë gjatë vizitës sime të fundit para dy vitesh. Jam këtu me miqtë që kam sjellë nga vendi im dhe nga Kosova për t’u lutur me ju dhe për ju. Mbahuni të fortë dhe të guximshëm, keni ende shumë për të bërë dhe keni mjetet shpirtërore për ta bërë këtë” – shkruan ish kongresmeni Hall në letrën plot emocione.
Në vazhdim, Nacionale sjell të plotë letrën që mban datën e 19 majit 2025:
Miqtë e mi të dashur,
Ishte dëshira ime e zjarrtë të takohesha me ju personalisht këtë javë për të inkurajuar besimin tonë të ndërsjellë, shpresën tonë për pajtim dhe për të rritur respektin tonë për njëritjetrin dhe veçanërisht për vendin tuaj – Kosovën. Pavarësisht se nuk munda t’ju takoj përsonalisht, nuk jam i dekurajuar të vij ke Ju dhe do të jem atje me ju, vetëm disa dhjetëra metra larg jush, aty jashtë mureve të burgut ku ju po mbaheni. Dhe kështu së bashku me Ju, do të ndajmë të njëjtën tokë dhe të njëjtin ajër dhe në këtë frymë që dua t’ju jap ca citime e mendime nga shkrimet e shenjta. Dhe, në këtë mënyrë shpresojmë t’ju ofrojmë ca kurojo dhe inkurajim me vizitën tonë.
Së pari, dua të them sa mirënjohës jam për miqësinë tuaj. Mendoj shpesh për ju dhe lutem rregullisht për ju, familjet tuaja dhe për Kosovën. Edhe pse gjatë kësaj vizite nuk arritëm të takoheshim personalisht, ta dini se ju nuk jeni harruar. Une kam gjetur inkurajim të madh nga udhëzimi në shkrimet e shenjta se “Ne nuk i fiksojmë sytë tek ajo që shihet, por tek ajo që nuk shihet, sepse ajo që shihet është e përkohshme dhe ajo që nuk shihet është e përjetshme”.
Prandaj, mos u dekurajoni nga fakti se nuk munda të ulem sot së bashku me Ju, sepse une jam me ju, pikërisht jashtë këtyre mureve! Vij edhe me miq tjerë që doja t’jua prezantoja, sepse shoqëria jonë po rritet, pavarësisht kufizimeve që kanë vënë ca njerëz! Kjo është një nga pikat e forta të besimit tonë, prandaj mbahuni të fortë dhe të guximshëm . Së dyti, mos harroni se, edhe pse mund të jeni të mbyllur atje, forca juaj e vërtetë është te Zoti. Kur mendoj për situatën tuaj, më kujtohet forca që unë dhe miqtë e mi përjetuam kur punuam për pajtim në Tokën e Shenjtë. Ne besuam se ” Zoti nuk na ka dhënë një frymë frike, por fuqie, dashurie dhe vetëkontrolli… dhe me anë të Frymës së Shenjtë, që banon brenda nesh, ruajeni amanetin e shenjtë që ju është besuar”. Ne lutemi të njëjtën gjë për ju, që puna që filloi në Kosovë të japë fryte të mira.
Ta dini se, gjerësa ne po qëndrojmë jashtë këtyre mureve duke përmendur emrat tuaj dhe duke u lutur që të mira të shumta të vazhdojnë të lulëzojnë në ju dhe në Kosovë, Ju jeni në mendjet dhe lutjete e shumë miqëve gjithandej. Andaj edhe pse jeni të burgosur, kjo nuk ju pengon të vazhdoni të bëni mirë. Ju, miqtë e mi, keni ende shumë për të bërë dhe mund të bëni gjëra të mëdha për familjet dhe vendin tuaj.
Së fundmi, ndërsa lutemi për ju sot, dua t’ju inkurajoj t’u bëni thirrje bashkëkombësve tuaj të luten gjithashtu me ju dhe për vendin tuaj. Kur isha në Kongres, udhëhoqa një përpjekje për të njohur të Enjten e parë të majit si Ditën Kombëtare të Lutjes, të cilën Presidenti Reagan e nënshkroi si ligj. Vitin e kaluar u ftova në Ukrainë për t’u takuar me parlamentin e tyre për krijimin e një dite të ngjashme kombëtare lutjeje në vendin e tyre. Ata e miratuan atë ligj katër muaj më parë dhe tani SHBA-ja dhe Ukraina janë të vetmet dy vende me një ditë kombëtare lutjeje . Unë besoj se kur një komb përulet në lutje, Zoti dëgjon. Imagjinoni çfarë mund të ndodhte nëse Ju së bashku do të mund t’i thërrisnit bashkatdhetarët tuaj në një ditë lutjeje për kombin tuaj. Faleminderit, vëllezër të dashur, që morët letrën time dhe për mikpritjen e familjeve tuaja që më pritën në Kosovë gjatë vizitës sime të fundit para dy vitesh. Jam këtu me miqtë që kam sjellë nga vendi im dhe nga Kosova për t’u lutur me ju dhe për ju. Mbahuni të fortë dhe të guximshëm, keni ende shumë për të bërë dhe keni mjetet shpirtërore për ta bërë këtë.
Në emër të Jezusit, Vëllau dhe miku Juaj, Tony Hall



