Vëllai i Miley Cyrus akuzon ish-të dashurën Brenda Song se kishte sajuar tumor, abort dhe shtatzëni të shumta gjatë lidhjes së tyre

Vëllai i Miley Cyrus, Trace Cyrus, e akuzoi ish-të dashurën e tij Brenda Song se sajoji një diagnozë kanceri, një abort dhe disa shtatzëni false gjatë shtatë viteve të lidhjes së tyre.

Muzikanti bëri këto akuza serioze në Instagram të mërkurën, pasi një fans e ofendoi duke i thënë: “Ahhhh, tani dimë pse Brenda iku. Mirupafshim!”

“Po, sepse ajo më vodhi mijëra dollarë dhe sajoji disa shtatzëni”, pretendoi Trace.

Artisti, tani 36 vjeç, shtoi se Brenda Song, 37 vjeçe e kishte gënjyer duke i thënë se ishte e sëmurë, duke e bërë atë dhe familjen e tij të besojnë se kishte kancer në gji dhe tumor në tru”.

“Të gjitha ishin gënjeshtra”, tha ai. “Ajo u turpërua aq shumë sa nuk guxoi të shfaqte më fytyrën para familjes sime pasi zbuluam të vërtetën”.

Trace pretendoi gjithashtu se Brenda, e njohur nga seriali “Suite Life of Zack & Cody”, “sajoi një abort me gjak të rremë që mbulonte dyshemenë e banjos”.

Sipas tij, ai dhe nëna e tij, Tish Cyrus, e çuan Brenda-n te mjeku, dhe atëherë “filluan të zbuloheshin të gjitha gënjeshtrat dhe kuptuam se ishte e gjitha e sajuar”.

“Faleminderit që më kujtove një rast ku unë ish korrekt për ta dashur dikë dhe dikush më bëri keq pa arsye”, tha ai.

Në një postim tjetër në Instagram Story, Trace tha se Brenda njëherë u shfaq në shtëpinë e tij duke i thënë se ishte operuar për heqjen e tumorit në tru, nga kirurgu më i mirë në Çikago.

“Ajo nuk e kuptonte që po zbulonim gënjeshtrat e saj”, vazhdoi ai. “Kur erdhi në shtëpinë time me një fashë në kokë duke thënë se sapo kishte dalë nga operacioni, unë ia hoqa fashën dhe zbuluam se nuk kishte patur asnjë operacion”.

“Ka prova të tjera se sa të çmendur janë personat që bëhen të famshëm si fëmijë”, përfundoi ai. “Shpresoj që ajo të jetë më mirë mendërisht”.