Vëllai i Faton Pecit merret me propagandë dhe falsifikim, mediumi “Jepi zë” thotë se do ta padisë

Mediumi lokal nga Mitrovica “Jepi zë”, ka reaguar pas falsifikimit që vëllai i Faton Pecit, Valon Peci, besohet se e ka bërë duke e keqpërdorur emrin e këtij mediumi.

Sipas mediumit “Jepi zë”, vëllai i Faton Pecit, Valon Peci, e ka hapur një llogari në facebook me emrin e njëjtë të faqes “Jepi zë”, dhe e ka publikuar një organogram me emrat e kinse drejtorëve të Arian Tahirit. Ky falsifikim dhe kjo propagandë e rëndë kishte për synim irritimin e qytetarëve të Mitrovicës.

Kjo strategji është përdorur vazhdimisht nga LVV-ja në Mitrovicë, në prag të zgjedhjeve lokale.

Reagimi i plotë i mediumit Jepi zë.

NJOFTIM për lexuesit:

Emri i Gazetës “Jepi zë” po përdoret për propagandë nga ekipi i Faton Pecit – dallimin e vëreni tek emri origjinal me z të vogël ndërkaq ajo fake me Z të madhe

Ky publikim është mashtrim duke përdorur emra të rrejshëm për gjoja drejtorë komunalë, për çka “Jepi zë” do të padis Faton Pecin dhe vëllain e tij Valon Peci për keqpërdorim të emrit të gazetës.
Mos u besoni mashtruesve, na lexoni direkt në faqen zyrtare të “Jepi zë”🙏