Vëllai dhe daja i fituan grante nga 100 mijë euro, Fitore Pacolli i del në mbrojtje Faton Pecit

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, është hedhur në mbrojtje të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecili, i cili dje është intervistuar nga organet e rendit si i dyshuar për korrupsion.

Duke mos përmendur se vëllai dhe daja i saj nga ministria që drejton Peci kishin ftuar nga 100 mijë euro grante, Pacilli e ka vlerësuar lartë punën e Pecit.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se bujqësia në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur mbështetje më të madhe se në këtë mandat.

“Asnjëherë nuk ka pasur më shumë mbështetje për bujqësinë dhe fermerët në Kosovë se sa në 4 vitet e fundit! ✅ 300 MILIONË € për bujqësi ✅ 120 MIJË fermerë përfitues ✅ +275% mbështetje për grurin ✅ +500% për bujqësinë organike ✅ 11 MIJË ha me sisteme të rehabilituara ujitjeje ✅ +50% tokë bujqësore e punueshme (nga 80K në 120K ha) ✅ Rritje e prodhimit vendor & konkurrueshmërisë✅ 13+ MILIONË € për 93 stalla, 2000+ krerë gjedhe & dhjetëra traktorë ✅ Rikthim i pronave me vlerë MILIONA € në duart e shtetit”, ka shkruar Pacollli.