Qytetarët e Shkodrës, të cilët zgjodhën që fundjavën e festave të nëntorit të bëjnë xhiro në breg të detit në Velipojë, në vend të relaksimit, u përballën me pamje aspak të këndshme.
Prej gati një jave, bregdeti i Velipojës po përballet me ndotje të rëndë mjedisore, pasi reshjet intensive kanë sjellë në breg tonelata mbetjesh të transportuara nga lumenjtë e fryrë.
Siç duket edhe në pamje, mbetjet plastike dhe ato urbane kanë krijuar një pamje shqetësuese për ekosistemin dhe për një nga zonat turistike më të vizituara të veriut.
Pavarësisht kësaj, institucionet si Bashkia Shkodër, Ministria e Mjedisit apo Agjencia Kombëtare e Mjedisit duket se janë në gjumë.











