Veliaj shkruan sërish nga burgu: Se di pse jam këtu prej një jave, nuk di as kush më akuzon

Kryetari i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë sërish një reagim në media sociale për hetimin që po zhvillohet ndaj tij, duke thënë se ai as nuk e di pse gjendet në burg prej një jave dhe as nuk e di se kush e akuzon.

“Heroi i telenovelës time, Nesti Angoni, nuk ekziston, ndërsa Ols Dado ekziston, por në faqen e parë të dosjes sime ka shkruar “i dënuar”. Nga ana tjetër, Erjon Kasapi, gjykatës i thënçin, ka konkluduar përpara se sa të shfaqesha në derën e thertores së tij, se unë ‘nuk po shfaq pendesë’”, shkruan ai.

Ndër të tjera, ai hedh akuza të forta – sërish – ndaj prokurorit Old Dado, lidhur me hetimin që ka kryer. Teksa, këtë herë, nuk ka kursyer as gjyqtarin Erjon Bani, i cili e ka lënë në burg Veliajn për sa kohë hetimi vijon.