Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj një shkrimi të bërë nga drejtori i TV në RTK, Rilind Gërvalla.
Gërvalla kishte sulmuar disa media, duke i quajtur hibride, në kohën kur punëtorët e tij janë pa paga.
Për Kajtazin, Gërvalla është ‘idiot i dobishëm’.
Postimi:
Burim R. Ramadani, vitin e kaluar ka dhene nje perkufizim se çka jane “idiotet e dobishem”. Ky perkufizim me se miri i shkon Rilind Gervalles, nje çyryk profesional i instaluar ne krye te RTK-se nga regjimi per interesa te regjimit.
Tashme nje jave punetoret e RTK-se protestojne per rroga, ndersa ky “idioti i dobishem”, nuk e ngre zerin per kete problem. Thote se nuk duhen rroga per te permbushur misionin (e partise v.j,). I krahason gazetaret me bujq. Sulmon mediat, Paparacin, Nacionalen dhe Periskopin se pse raportojne per problemet ne RTK, me çka konfimon edhe njehere misionin e tij shpifes duke botuar lajme te rrejshme te paguara nga regjimi.
Ky “idiot i dobishem”, eshte veç nje mashe ne doren e regjimit per te shtypur gazetaret e RTK-se dhe per t’i bere vegla te regjimit.