Vehbi Kajtazi: Nuk jam me Vjosa Osmanin, jam kundër saj

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas komenteve dhe mesazheve që ka marrë në rrjetet sociale lidhur me qëndrimet e tij ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Kajtazi ka thënë se ditëve të fundit ka pranuar shumë mesazhe nga qytetarë që e pyesin: “Prej kur u bëre ti me Vjosa Osmanin?”. Sipas tij, këto perceptime janë të pasakta.

“Kam marrë shumë mesazhe ‘prej kur u bëre ti me Vjosa Osmanin’. Përkundrazi, unë nuk jam me Vjosa Osmanin. Unë jam kundër Vjosa Osmanit dhe mendoj që ajo i ka bërë shumë dëm këtij vendi”, ka deklaruar Kajtazi.

Ai ka shtuar se, sipas tij, dallimi mes presidentes Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti qëndron te sinqeriteti në raport me publikun.

“Për dallim nga Albin Kurti, që ai është i sinqertë, Vjosa Osmani nuk po tregohet e sinqertë sepse është duke e humbur pozitën”, ka thënë Kajtazi.