Vedat Muriqi vazhdon me formën e jashtëzakonshme në La Liga, ku ka shënuar dy gola për 4 minuta për Mallorca-n në sfidën që luhet aktualisht në “Son Moix” ndaj Rayo Vallecano, e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.
Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një krosimi nga goditja e këndit, Muriqi i harruar në zonë nga kundërshtarët dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 40-të, aksion i shpejtë i Mallorca-s, Pablo Torre pason për Luvumbo, i cili asiston për Muriqin dhe sulmuesi dardan dërgon topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës.
Me dy golat e shënuar deri tani, Muriqi numëron 21 gola në La Liga këtë sezon. Vetëm Mbappe ka bërë më mirë se sulmuesi dardan me 23 gola të shënuar. Me këtë dy golësh, Vedat Muriqi parakalon legjendën Samuel Eto dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorca-s me 55 gola të shënuar.
The post VEDAT MURIQIIIIIIIII i jashtëzakonshëm, dy gola për 4 minuta ndaj Vallecano-s. Dy gola më pak se Mbappe (video) appeared first on Telesport.









