Vedat Muriqi shënon përsëri (video)

Rizespor ka barazuar si mysafir i Alanyaspor në kuadër të Superligës së Turqisë në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Bahcesehir Okullari Stadium”, Rizespor ka marrë barazim të artë 1 – 1 ndaj Alanyasporit.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Rizesporin e shënoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Futbollisti nga Prizreni shënoi nga pika e bardhë në minutën e 65-të për të barazuar rezultatin 1 – 1.

Me këtë gol, Muriqi numëron plotë 16 gola në elitën e futbollit turk këtë edicion.

Muriqi nga edicioni i ardhshëm pritet të transferohet në Fenerbahçe.

https://streamable.com/m4hcz