Barcelona po fiton në transfertë 0-2 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga. Fillimisht në minutën e 7-të, një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë.
Por, nuk munguan polemikat për këtë gol, pasi vendasit pretendojnë se topi ka dalë jashtë vijës anësore dhe duhej të ishte dhënë rivënie anësore. Në minutën e 23-të, Barcelona gjeti golin e dytë me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur, por në atë moment kapiteni i Mallorca-s, Antonio Raillo, ishte i shtrirë në fushë pas një dëmtimi në kokë dhe vendasit prisnin që arbitri të ndalte lojën.
Situata u përkeqësua akoma edhe më shumë për vendasit në minutat në vijim, pasi mbetën me 9 lojtarë në fushë. Fillimisht Morlanes merr kartonin e dytë të verdhë dhe më pas Muriqi për një ndërhyrje shumë të ahpër me takë ngritur ndaj Joan Garcia, ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR.
Barcelona udhëheq 0-2 dhe vendasit janë me dy lojtarë më pak.
The post Vedat Muriqi ngatërron futbollin me karatenë, sulmuesi ndëshkohet me të kuq (video) appeared first on Telesport.