Elche ka fituar 2-1 ndaj Mallorca në sfidën e javës së 29-të në La Liga, një sfidë direkte për mbijetesë. Miqtë kishin mundësinë e artë të barazonin shifrat 2-2 në fund të takimit, por Vedat Muriqi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Të tri golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, Mallorca gjeti e para avantazhin me Pablo Torre, sulmuesin e huazuar nga Barcelona, i cili shënoi në minutën e 59-të me një goditje të fortë nga jashtë zonës.
Vendasit përmbysën shifrat brenda 10 minutash, fillimisht Rafa Mir barazoi shifrat në minutën e 62-të dhe Tete Morente shënoi me kokë golin e avantazhit në minutën e 72-të.
Në minutat shtesë, Mallorca fiton një penallti pas ndërhyrjes së VAR-it për një prekje të topit me dorë brenda në zonë. Penalltinë e merr përsipër Vedat Muriqi, autori i 18 golave këtë sezon në La Liga, por goditja e sulmuesit dardanas përfundon larg kuadratit.
Elche fiton 2-1 dhe kalon Mallorcan-n në renditje me 29 pikë, klubi i Muriqit renditet në vendin e 18-të me 28 pikë.
The post Vedat Muriqi godet penalltinë më të dobët në karrierë dhe lë Mallorca-n pa pikë (video) appeared first on Telesport.










