Vedat Muriqi po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar sot golin e 11-të në La Liga, aq sa gola ka dhe Ferran Torres. Më mirë ka bërë vetëm Kylian Mbappe me 18 gola. Në sfdiën mes Rayo Vallecano dhe Mallorca, e vlefshme për javën e 19-të në La Liga, sulmuesi dardan shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 30-të.
Pas një krosimi të Toni Lato, Muriqi kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe e dërgoi me kokë topin në rrjetë. Për vendasit shënoi fillimisht, Jorge de Frutos, që në minutën e 4-të dhe Isi Palazon nga penalltia në minutën e 42-të, pas një faulli në zonë.
Për Vallecano, u aktivizua edhe Ivan Balliu, që nga minuta e 38-të në vend të Andrei Ratiu, i dëmtuar. Minutat e fundit, Vallecano e mbylli me 10 lojtarë, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund, 2-1. Pas kësaj fitoreje, Vallecano ngjitet në vendin e 15-të me 19 pikë, ndërsa Mallorca në vendin e 17-të me 18 pikë.
The post Vedat Muriqi është i papërmbajtshëm këtë sezon, por goli i tij nuk i jep asnjë pikë Mallorca-s (video) appeared first on Telesport.










