Për pesë vite në paraburgim – me një shije të hidhët ndaj asaj që bota e njeh për drejtësi – gjyqi i krerëve të UÇK-së po futet në fazën e fundit të vet. Një kalibër i madh e me peshë njerëzish që nga nesër do të jenë të thirrurit e Mbrojtjes si dëshmitar në anën e krerëve të UÇK-së. James Rubin, dora e djathtë e Madeleine Albright, Sekretareshës (tash të ndjerë) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që bëri botën bashkë për bombardimin e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit – nesër do të jetë folës që ka “shumë për të thënë” në favor të luftës çlirimtare të UÇK-së. Në dritën e kësaj, mijëra e mijëra shqiptarë të Kosovës dhe diasporës ia mësyen Hagës, kryeqytetit botërorë të drejtësisë, për ta shprehur indinjatën dhe kundërshtinë ndaj Gjykatës Speciale, e cila ka dhënë indikacione të mëdha që operon në terrene të padrejtësisë – deri te pranimi i ‘provave’ nga organet famëkeqe shtetërore serbe me materiale të aparatit të Sllobodan Millosheviqit.
Me kryemotive shqiptare të luftës çlirimtare, mijëra protestues e skuqën Hagën: e thirrjet i patën edhe për ndërgjegjen perëndimore, të vendeve aleate të NATO-së: se krerët e UÇK-së ishin aleatë tokësorë të NATO-s gjatë bombradimeve dhe partnerë në-shpirtë-e-në-armë. “NATO, aleatët t’i kanë vendosur para gjyqit”, ishte njëra nga pankartat më të mbajtura në duar të protestuesve. Në këtë linjë shkoi edhe fjalimi i ish-Ambasadorit të Holandës, Robert Bosch, i cili i rikujtoi NATO-s se burrat prapa grilave, ishin aleatët e tyre në intervenimin humanitar dhe të parë të NATO-s që nga krijimi i vet.
- Bosch për ‘presionin’ dhe ‘pendesës’ për krijimin e Speciales
“Më kërkuan të flas për kauzën e drejtë tuaj, dhe jam i vullnetshëm ta bëjë. Do të ndaj disa mendime dhe përvoja. E para kur isha në Kosovë nga 2010 në 2015, kam pasur shumë kontakte me qeverinë e Thaçit në veçanit. Dhe ne si të huaj asokohe u shtymë nga qeveritë tona që të bëjmë presion për krijimin e kësaj gjykate speciale.Edhe pse unë nuk e pëleqja, sepse nuk gjykoheshin edhe serbët, mejgithatë unë bëra punën time.Dhe e mbaj mend kur fola me Thaçin, i thash që nuk ke nevojë të bëhej merak.Sepse nëse nuk është gjykatë kanguri, do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave.Fatkëqësisht e kisha gabim, sepse kjo s’doli serioze sa pritsha uneë.Sepse e dini që Dick MARTY, që fliste për trafigim të organeve.Edhe pse ajo ishte hetuar dy herë dhe s’pati pas rezultatet, por pavarësisht Këshilli i Evropës e shtyu para. Gjykata erdhi, dhe pastaj u pa q ëishte një tregim i trilluar nga serbët”, tha Bosch.
Ish-Ambasadori rikujtoi edhe kohën e luftës dhe rolin e tij diplomatik që mbante.
“Në vitin 1999, unë isha pika kontakti mes Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kisha përgjegjësi të raportoja çfarë po diskutohej nga NATO. Çfarë thamë çdo mëngjes atje ishte se UÇK-ja ishin ‘çizmet e NATO-s në tokë’. Të quash UÇK-në një organizatë kriminale, ndërkohë që bashkëpunon me NATO-n, është një ofendim edhe për NATO-n, sepse NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale” përfundoi ai.
Avni Arifi, ish-diplomat i Kosovës, nga protesta në Hagë kundër Gjyktaës Speciale që po zhvillohet tha se kjo Gjykatë “është mekanizëm i egër” që nuk i jep llogari askujt, as s’ka kontroll demokratik dhe as mbikëqyrje institucionale.
Për më tepër, tha ai në formë pyetjeje, si mund të jetë gjykatë e Kosovës kur dëshmi merr nga organet e sigurisë serbe të kohës së Sllobodan Millosheviqit.
“Kjo kërkesë e sotme në këtë protestë, nuk është vetëm kërkesë për drejtësi në verdikt, ap odrejtësi në kuptim që lufta jon ka qenë luftë e drejt. Por, ne kemi të bëjmë me një mekanizëm që kurrëfarë kontrolli demokratk nuk ka. Thuhet se është e Kosovës, por tash, si mund të thuhet që është e Kosovës kurse burim i dëshmive të jetë shteti i Serbisë e sigurimi shtetëror i saj? Të siguroj që ata njerëz që kanë dhënë dëshmi për këta njerëz (krerët e UÇK-së), sigurt ata vet kanë bë krime. Si ai gjenerali serb që ka dhënë dëshmi, ai i ka duart me gjak
Më mirë vonë se kurrë. Në sytë e qytetarëve është tërësisht e papranueshe. Kur është puna te mbrojtja e tyre, janë cënuar të drejtat e tyre, shkelje e rëndë që në asnjë vend të BE-së nuk do të mund të kishte ndodhur. Kjo gjykatë doli mekanizëm tërësisht i egër që nuk i jep llogari askujt, dhe vendos për fatin e njerëzve sikur të ishte xhungëll. Kosova është dasht shumë më herët, të ketë mekanizëm mbikëqyrës. Por, s’mund të jetë drejtësi ajo ku njerëzve u mohohen të drejtat elementare të tyre”, tha ai./Nacionale