Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili humbi jetën të dielën pas rënies nga ura e autostradës “Arben Xhaferi”.
Anëtari i kësaj shoqate, Florim Neziraj, ka bërë të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit u mobilizuan menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen.
“Me të marrë informacionin për aksidentin tragjik, ekipi ynë është mobilizuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, në autostradën Kaçanik–Ferizaj, për të ndihmuar në kërkimin e personit të aksidentuar. Fatkeqësisht, viktima ka rënë nga një lartësi e urës dhe ka humbur jetën në vend. Ky është një moment dhimbjeje e pikëllimi për të gjithë ne”, thuhet në njoftim, ku Neziraj gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se i riu ishte djal i vetëm i famijes.
Vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë se i riu ka vdekur në mënyrë tragjike. /Reporteri.net/.