Vdesin dy pacientë të tjerë në Pejë, njëri i dyshuar e tjetri i konfirmuar me koronavirus

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të vdekjeve.

Një paciente 78-vjeçare e konfirmuar pozitiv me Covid -19 ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71-vjeçar i dyshuar por ende pa kryer testin po ashtu ka vdekur.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Kujtojmë, që numri total i rasteve pozitive në vend është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 178 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Deri tash në gjithë Kosovën me COVID-19 jam më shumë se 7 mijë persona, prej të cilëve 3700 janë shëruar./

Related Posts