Një i ri nga Pozherani i Vitisë ka vdekur në një aksident rrugor në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se i riu ka vdekur pasi me veturën e tij ka rënë nga ura, por që informacionet nuk janë ende zyrtare.
Reporteri.net ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky aksident i rëndë.
Reporteri.net mëson se i riu ishte djal i vetëm i drejtorit të shkollës së mesme profesionale në fshatin Pozharan, Mufaik Halabakut.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për këtë rast. /Reporteri.net/.