Vdes punëtori që ra nga një ndërtesë javën e kaluar

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, R.K. që kishte rënë nga kati i parë i një ndërtese në Ferizaj gjatë kohës sa po punonte, më 28 mars.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se punëtori ishte dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda të pësuara nga rrëzimi.

Lidhur me rastin ishte intervistuar përgjegjësi i punimeve F.S., që më pas ishte liruar në procedurë të rregullt.

Të premten, Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka pranuar informatë nga QKUK-ja se R.K. nuk u ka bërë ballë lëndimeve.

Në njoftim të Policisë është thënë se është autorizuar vazhdimi i hetimeve për të sqaruar rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.

Rasti është cilësuar si: Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.