Gopichand Hinduja, kreu i perandorisë së Grupit Hinduja dhe personi më i pasur në Britani të Madhe, ka vdekur në Londër në moshën 84-vjeçare.
Raportohet se ai ishte sëmurë për një kohë të gjatë. Vdekja e tij shënon fundin e një epoke në historinë e biznesit britanik-indian.
Pasuria e familjes vlerësohet në 35.3 miliardë funte (40.6 miliardë euro), raporton theguardian.
Pasuria e tyre vjen nga një perandori e gjerë dhe e larmishme që përfshin bankat, pronat e paluajtshme, tregtinë e naftës, transportin dhe industrinë e argëtimit.
– YouTube www.youtube.com
Hinduja iu bashkua biznesit familjar në vitin 1959 dhe ndihmoi në kthimin e një firme të vogël tregtare, e cila filloi në Indi dhe Iran, në një konglomerat global.
Vëllezërit Hinduja u zhvendosën në Londër në vitet 1980 dhe u bënë pjesë e jetës financiare të qytetit. Vëllai i tij më i madh, Srichand, vdiq vitin e kaluar.
E ardhmja e grupit tani qëndron në duart e gjeneratës së ardhshme.
A do të mundë trashëgimtarët të ruajnë shkallën dhe ndikimin e tij mbetet një pyetje e hapur.












