Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga ndokush.
Një numër makinash policore në mëngjesin e të enjtes kanë shkuar të alarmuara në ndërtesën ku strehohen azilkërkuesit në Giesen, Gjermani. Policët duhej të qetësonin trazirat që kishin plasur lidhur me ndërhyrjen emergjente mjekësore aty, shkruan giesenerallgemeine.dce.
Bëhej fjalë për rastin emergjent të një azilkërkuesit 19 vjeçar nga Kosova, i cili u rianimua dhe pastaj u transportua për në spital, ku ai pak më vonë vdiq. Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga ndokush, shkruan albinfo.ch.
Gazeta shkruan se trazirat kishin lindur në mes të familjarëve dhe azilkërkuesve tjerë, me rastin e ofrimit të ndihmës së parë të mjekëve që kishin ardhur me autoambulancë.
Për të qetësuar gjendjen, kishin ardhur pastaj 10 makina me policë, transmeton albinfo.ch. Shtendosjes së gjendjes i kanë shërbyer edhe disa azilkërkues në rolin e përkthyesve.