Një shtetas i huaj ka vdekur në Qendren Klinik dhe Universitare.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Lidhur rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.










