Një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti që ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Aziz Tolaj”, derisa viktima, një mashkull shtetas i Kosovës, ishte duke lëvizur me biçikletë elektrike.
“Viktima është vetaksidentuar derisa ishte duke ngarë biçikletën elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.