Vdes një person në Llapashticë të Podujevës pas të shtënave me armë zjarri

Një person ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se informatën për të shtëna me armë zjarri e morën rreth orës 19:30.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

E njëjta ka shtuar se aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.