Në moshën 77 vjeçare, ka vdekur Prof. Dr. Mandushe Berisha.
Profesoresha Mandushe Berisha ishte mbi 40 vjet mësimdhënëse e fakultetit të shkencave matematike-natyrore, e lëndëve të kimisë. Ishte ndër mësimdhënëset e para universitare në Kosovë.
Varrimi i të ndjerës bëhet më 15. 06. 2019, e shtunë, ora 17.00. Mbledhja komemorative për të ndjerën mbahet të hënën, më 17 qershor, ora 11.00, në sallën solemne të Fakultetit Filologjik.