Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur që po trajtohej në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në njoftim thuhet se i njëjti, për shumë vite me radhë, ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka vdekur.

“Gjatë gjithë kohës, i burgosuri është trajtuar në kuadër të SHSKUK-së me mbi 100 vizita dhe hospitalizime që nga viti 2021. Si rrjedhojë, edhe gjatë qëndrimit në burg, pothuajse tërë kohën ka qenë i trajtuar në stacionarin e burgut”, thuhet në njoftim.

SHKK ka thënë se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, kishte bërë kërkesë edhe për pezullimin e dënimit të tij per çka ishte refuzuar nga gjykata.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.