Gjatë ditës së sotme një i burgosur ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rreth orës 15:40, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më 22 maj 2019, rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet Gj. P, i lindur më 1965. I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë:, thuhet nw njoftim.
Gjatë vuajtjes së dënimit, i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë edhe në QKUK .
Gj. P. akuzohej për veprën penale, vrasje e rëndë.
Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.