Një 63 vjeçar ka vdekur sot në Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij.
“Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën “Wesley Clark”, rreth orës 08:45″.
“Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.
Ai shtoi se hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Reporteri.net/.