Vdes një 35 vjeçar në fshatin Babimoc të Obiliqit

Një person i moshës 35 vjeçare ka humbur jetën në fshatin Babimoc të Obiliqit, raporton Gazeta Express. Nuk dihen rrethanat e kësaj vdekjeje mirëpo policia po merret me rastin dhe po kërkon të dyshuarit. Viktima ishte sjellur në QKU pa shenja jete.

“Rreth ores  14:00, policia ka marre informaten se:  nje person rreth 35 vjec , me plage nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete eshte pranuar ne QKUK Prishtine.

Menjerhere njesite policore kane ndermarrur veprimet e nevojshme operative e hetimore per te sqaruar dhe ndricuar rrethanat e kesaj ngjarjeje.Kesisoj nga informacionet e para qe ka siguruar policia eshte bere e ditur se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit.

Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri ne sqarimin e plote te gjitha rrethanave te ngjarjes si dhe po punohet per identifikimin e personave qe mund te jene te implikuar ne rast”, tha policia për Gazetën Express.

Informata plotësuese

Personi i vrarë me armë zjarri në Babimoc është nga një fshat i Vushtrrisë

Gazeta Express merr vesh se personi që vdiq ditën e sotme në fshatin Babimoc të Obiliqit është banor i komunës së Vushtrrisë. Siç mëson Express bëhet fjalë për A.K , 35 vjeçar. I njejti u dërgua pa shenja jete në QKUK. Motivet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende përderisa policia po kërkon të dyshuarit për këtë rast.

Vdekja tragjike ka ndodhur sot në orën 14:00. Mësohet se viktima ka marrë plagë të randa nga arma e zjarrit.