Vdes një 19-vjeçar nga Kosova në Austri, u aksidentua me kamion

Një shqiptar i Kosovës ka vdekur në një aksident rrugor në Austri, raportoi “Kronen Zeitung” të shtunën.

Raportohet se të shtunën në mëngjes 19-vjeçari me origjinë nga Kosova u përplas me një kamion dhe ngeci në veturën e tij. Mjekët e ndihmës së parë nuk arritën ta shpëtonin.

“E nxorëm atë duke përdorur teknikat e shpëtimit në rast aksidenti dhe ua dorëzuam mjekëve të ndihmës së parë”, kanë thënë nga Departamenti i Zjarrfikësve.

Një mjek që u gjend në vendin e ngjarjes po ashtu ishte munduar ta ndihmonte të riun deri në ardhjen e ndihmës së shpejtë.

Media raporton se në rast u dashtë të përfshihej ekipi për intervenim në rast krizash për shkak të aksidentit të rëndë.

Shoferi i kamionit nuk pësoi lëndime të rënda.