Vdes nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini

Ka vdekur Xhezide Xheladini, nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini dhe e veteranit Bashkim Xheladini, nga Carraleva e Shtimes.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë me dhimbje të thellë familjarë, miq, shokë dhe dashamirë se ka ndërruar jetë Xhezide Xheladini, nëna e dëshmorit (Xheladin Xheladini)”, ka thënë familja në këtë njoftim.

Varrimi i të ndjerës bëhet të shtunën në fshatin Carralevë në ora 16:30. /Klankosova.tv