Personi që është aksidentuar më 17 shkurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka vdekur të martën derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh se në këtë rast bëhet fjalë për vetaksidentin e ndodhur gjatë pasdites të asaj dite në Vërmicë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.










