Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një grua e moshës 43-vjeçare, nga fshati Grejkovc i Suharekës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ajo fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshimin se kishte konsumuar preparate kimike.
Më pas, policia është informuar nga QKUK-ja se gruaja nuk ka arritur të mbijetojë.
“Po ashtu, sot më datën 07.01.2026, rreth orës 11:40, Policia ka pranuar informatën se një femër rreth 43 vjeçare, nga fshati Grejkovc, Komuna e Suharekës, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshimin se kishte konsumuar preparate kimike. Lidhur me këtë rast, rreth orës 15:00, Policia është informuar nga QKUK-ja se viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë”.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv










