Vdes në QKUK grabitësi që u plagos në Veternik

Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona. Një pjesëtarë të sigurimit i cili ishte në mbrojtje dhe personi tjetër i cili ishte njëri nga grabitësit.

Grabitësi ishte plagos është Millosh Vukojeviq, i nacionalitetit serb. 25 vjeçar nga Leshaku i Leposaviqit.

Vukejoviq pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat me armë zjarri, ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte sjell në QKUK për trajtim.

Mirëpo nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Sipas burimeve të Insajderit, Millosh Vukojeviq ka ndërruar jetë në QKUK.