Një person i lindur në vitin 1996 ka vdekur në QKUK, i cili ishte sjellë i plagosur nga arma e zjarrit, ka konfirmuar, drejtori i Emergjencës Naser Syla.
Syla tha se “përkundër të gjitha masave të ndërmarra nga Ekipa Mjekësore kujdestare, viktima ka ndërrua jetë”.
Ndërsa, për këtë rast policia sot rreth orës 15:30 kishte pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Dëshmorët e Marecit” në Prishtinë.
I njëjti ishte dërguar për mjekim, por nuk u bëri ballë plagëve.
“Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti”, tha Enis Pllana zëdhënës në policinë e Prishtinës.









