Një zjarrfikës ka humbur jetën sonte si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Meje të Gjakovës.
Sipas ekspertit të sigurisë, Tahir Ahmeti, bëhet fjalë për Kaqun Limën, i cili ishte në krye të detyrës.
Njoftimi i plotë i Tahir Ahmetit:
Me keqardhje njoftojmë ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Ai u aksidentua sot rreth orës 15:30 në Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës, dhe ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.
Lajmin e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit për këtë humbje të madhe.