Vdes motoçiklisti 46-vjeçar nga një aksident në Llugagji të Lipjanit

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Llugagji të Lipjanit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se viktima me inicialet U.B., është 46-vjeç.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo.

Ndërkohë, Ahmeti njoftoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./teve1.info/

The post Vdes motoçiklisti 46-vjeçar nga një aksident në Llugagji të Lipjanit appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.