Vdes mjeku i njohur kosovar, ishte i prekur me COVID-19

—

by

in

Edhe një mjek ka humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë. Reumatologu Prof. Sylejman Rexhepi ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Shneta drejtori i Klinikës së Reumatologjisë Dr. Avni Kryeziu.

181 raste të reja sot, këto janë komunat më të prekura me COVID-19

Shënohen tetë viktima gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Ai ka thënë se sot në mëngjes është njoftuar zyrtarisht nga kolegët e tij të cilët kanë qenë kujdestar në Mjekësinë Sportive, ku i ndjeri po trajtohej për rreth 2 javë në gjendje të rëndë.

“Ka qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« qe dy javĂ« nĂ« intensivĂ« nĂ« mjekĂ«sinĂ« sportive dhe fatkeqĂ«sisht sot nĂ« mĂ«ngjes mĂ« njoftuan kolegĂ«t qĂ« kanĂ« qenĂ« atjĂ« kujdestar se ka ndĂ«rruar jetĂ«â€, ka deklaruar Kryeziu.

Rexhepi është mjeku i dytë që ka humbur jetën nga koronavirusi, pas mjekut familjar në komunën e Vitisë Fadil Zuka. Në Kosovë deri më tani rreth 600 profesionistë shëndetësorë janë të prekur nga virusi, ku prej tyre rreth 200 janë mjekë.