Vdes ish-drejtori politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu. Ai ka vdekjes sot, pas një kohe të gjatë që ishte duke u trajtuar nga një sëmundje në një spital në Turqi.
Lajmi fillimisht është dhënë nga televizioni ‘Aldi’ e më pas edhe një faqe në Facebook “Bujanoci.net”, ka njoftuar për vdekjen e Musliut.
Para pak kohe, ish-komandanti Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u largua nga spitali i Luginës.
Musliu ishte kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc dhe pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë./gazetaexpress