Një person ka vdekur në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e sotëm në Makovc të Prishtinës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Naser Syla, Drejtor i Emergjencës në QKUK.
“Katër i kemi pas të lënduar nga ai aksident, një në gjendje të rëndë dhe jostabile. Fatkeqësisht ka vdekur rreth orës 15”, tha Syla.
Po ashtu lajmin për aksidentin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët njoftuar se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 08:00.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”, ka thënë Policia.