Në moshën 49 vjeçare, ka vdekur në Stamboll të Turqisë, ku edhe jetonte me familjen e saj, gazetarja nga Peja, Mirlinda Imami, autore e emisioneve argëtuese e motivuese ‘Qejfi më i madh se Stambolli’.
Lajmin për vdekjen e saj, e kanë bërë publik, familja e ngushtë e saj në Pejë.
E ndjera, prej muajsh u diagnostifikua nga sëmundja e rëndë, ndërsa nga muaji korrik i këtij viti po trajtohej në qendrat më të njohura spitalore të Turqisë, shteti ku ajo kishte ndërtuar familjen e saj.
Më 14 gusht, Imami, kishte konfirmuar sëmundjen e rëndë në rrjetet sociale, ku me pak rreshta dhe shumë optimizëm kishte treguar se po kryente trajtime mjekësore.
E ndjera, pas vetës ka lënë bashkëshortin turk dhe dy fëmijët, (vajzë dhe djal).