Më herët u raportua se një fëmijë është goditur nga vetura në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Fëmija nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur në spital.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, si dhe kanë njoftuar se mosha e fëmijës është rreth 5-vjeç.
Fëmija pas aksidentit ishte dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë.