Vdes edhe një person nga koronavirusi

Ka humbur betejën me koronavirus edhe një person nga qyteti i Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës përmes një njoftimi në Faceook.

Pacienti i moshës 67 vjeçar i infektuar me koronavirus, i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur sot në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Postimi i plotë i Spitalit të Pejës:

Sot më 19.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.

Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët.
Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

#mbajemaskën
#Ruajeveten.