Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se edhe një person nga fshati Shtupel i Klinës i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë.
Përmes një postimi në Facebook, Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19. Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”, shkruan Elezaj.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se edhe një grua nga Samadraxha e Suharekës e prekur me COVID-19 ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit, edhe 213 raste pozitive me coronavirus.