Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë doktori i njohur Isuf Dedushaj.
Lajmin e ka bërë të ditur familja Dedushaj.
Familja ka treguar se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë në ditët në vijim.
“Me dhembje të thellë ju njoftojmë se pas nje sëmundje të gjatë u nda nga jeta i dashuri prindi ,vllau,miku ynë. Burri i madh i Shqiptarisë **Prof.Dr Isuf Dedushaj**. Ai u largua nga kjo botë sot më 01.02.2025, duke lënë pas kujtime të bukura, vepra te mëdha dhe dashurinë e pakufishme të familjes dhe miqve. Për ceremonin e vorrimit ju njoftojme gjate diteve ne vijim. Me respekt dhe mirënjohje”, është thënë në njoftimin e familjes Dedushaj.