Vdes Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi.

Bukoshi  ka vuajtur për një kohë relativisht të gjatë nga telashe serioze shëndetësore.

Bujar Bukoshi ishte kryeministër  në ekzil i Kosovës prej vitit 1991 e deri në vitin 1999.


Bukoshi më pas kishte qenë ministër dhe zëvendëskryeministër në Kosovën e pasluftës .

Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe tri vajzat.

/Reporteri.net/